Pas Gerard Martin, në zyrat e Barcelonës ka arritur edhe Ronald Araujo.
Qendërmbrojtësi arriti në zyrat e klubit në Camp Nou rreth orës 14:00 dhe sot do ta nënshkruajë kontratën e re deri në vitin 2030.
Barcelona kështu do t’i mbyllë dy nënshkrime të rëndësishme të kontratave, siç kishte siguruar drejtori sportiv, Deco të martën, shkruajnë mediat spanjolle,
Klubi është totalisht i angazhuar për ta vazhduar kontratën e lojtarëve kyç të ekipit.
Në orët e ardhshme, Barcelona do ta zyrtarizojë marrëveshjen me Araujon pas disa javësh spekulimesh të vazhdueshme për largimin e tij në drejtim të Juventusit.
Araujo u rikthye së fundmi nga lëndimi që e kishte pësuar në Copa America, me ç’rast iu desh ta kryente një intervenim kirurgjik në verën e kaluar.
Ai është një titullar i padiskutueshëm në 11-shen e trajnerit Hansi Flick përkrah Cubarsit, mbi të gjitha pas një lëndimi që e pësoi Inaki Martinez, i cili do ta lë atë jashtë fushës së blertë për tri javë.
Araujo ka arritur në zyrat e klubit i shoqëruar nga familja dhe nga përfaqësuesit e tij.
Pak minuta para mbrojtësit qendror në impiant kanë hyrë edhe Joan Laporta, Joan Soler, Enric Masip, Deco e Yuste.