Rashford ka refuzuar një mega ofertë vetëm për Barcelonën

by Nexhat

Barcelona vazhdon të synojë Marcus Rashfordin teksa afati kalimtar i janarit po i afrohet fundit.

Sulmuesi 27-vjeçar i Manchester United shihet si një përforcim kyç për skuadrën e tyre, por çdo marrëveshje varet nga lirimi i hapësirës së pagave përmes largimeve të lojtarëve

banner

Sipas Mundo Deportivo, Rashford ka refuzuar një ofertë prej 600,000 funteve në javë nga një klub nga Arabia Saudite, duke synuar të qëndrojë në Evropë dhe të vazhdojë karrierën e tij ndërkombëtare me Anglinë.

Prioriteti i tij mbetet një transferim te Barcelona dhe për këtë arsyeje ka refuzuar klubin arab, por edhe ka lënë klubet e tjera të presin për momentin.

Megjithatë, për të realizuar marrëveshjen, Barcelonës do t’i duhet Rashford që të ulë pagën e tij dhe që Manchester United të mbulojë një pjesë të pagës së tij deri në fund të sezonit

Djajtë e Kuq këmbëngulin se çdo klub që merr Rashfordin do t’i duhet të paguajë pagat e tij të plota, duke e shtuar kompleksitetin e lëvizjes.

Me më pak se një javë të mbetur në afatin kalimtar, mbetet e pasigurt nëse Barcelona mund ta finalizojë marrëveshjen edhe pse katalunasit janë dëshira e madhe e Rashford

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy