Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Aushvicit

by informim peje

Sot mbahet ceremonia zyrtare e shënimit të 80-vjetorit të çlirimit të kampit Aushvic.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë rreth pesëdhjetë të mbijetuar dhe 54 delegacione ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

banner

Gjatë ceremonisë, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, me pjesëmarrësit do të ndahen rrëfimet prekëse të dy të mbijetuarve nga kampi Aushvic, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore.

Kampi i përqendrimit Aushvic-Birkenau u bë simbol i gjenocidit të kryer nga Gjermania naziste kundër 6 milionë hebrenjve evropianë, një milion prej të cilëve vdiqën midis 1940 dhe 1945, së bashku me më shumë se 100.000 jo-hebrenj.

Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, për t`i kujtuar viktimat dhe për ta nxitur botën që të angazhohet për të mos lejuar përsëritjen e tmerreve të tilla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy