Përplasja Kosovë -Serbi për vendin e kapjes së policëve, Rama: KFOR duket që s’do dalë me konkluza publike

by informim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është duke bërë përpjekje për të bindur kryeministrin Kurti që të pranojë kërkesat ndërkombëtare për de-eskalim, gjatë ditës së djeshme ka reaguar lidhur me rastin e 3 policëve të Kosovës që u rrëmbyen nga forcat speciale serbe. Ministria e Brendshme e Kosovës ka konfirmuar se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

Megjithatë kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, Edi Rama, në reagimin e tij të djeshëm ka thënë se do ta pres fjalën e fundit të KFOR-it për të dhënë një qëndrim, meqë Shqipëria është edhe pjesë e NATO-s.

banner

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!”, kishte shkruar Rama dje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy