Sorensen do të udhëheqë dialogun, NATO: Do të vazhdojmë bashkëpunimin për të ruajtur stabilitetin në Ballkan

by Nexhat

Aleanca Veriatlantike ka shprehur mbështetjen për emisarin e ri special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Përmes një reagimi në llogarinë e saj zyrtare në “X”, zëdhënësja e NATO-s Allison Hart, tha se vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE, është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.

banner

“NATO mezi pret të punojë ngushtë me përfaqësuesin e ri special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë, Peter Sorensen. Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Sorensen do të jetë në krye të dialogut Kosovë – Serbi që nga 1 shkurti, pasi do ta zëvendësojë emisarin Mirosllav Lajçak

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy