I fokusuar krejtësisht në fushën sportive, kandidati për deputet Lulzim Zhegrova, ka deklaruar në Rubikon se LDK-ja është e vetmja parti që e ka prezantuar programin e detajuar për infrastrukturën sportive.
Ai ka theksuar si problem madhor stadiumet në vend, për të cilat kërkohet një zgjidhje e shpejtë.
“Stadiumet aktuale janë jashtë funksionit të gjitha, me përjashtim të stadiumit të Prishtinës, i cili është i kategorisë së tretë-katërt sipas UEFA-s, i cili i plotëson kushtet për lojë. Ka kapacitet të 12 mijë ulëseve, por jemi dëshmitarë që kur luan lojëra Kosova, nuk i plotëson të gjitha kërkesat”.
Duke shpalosur planprogramin në fushën sportive të partisë që ai i është bashkuar para dy muajve, Zhegrova theksoi se kanë plan ndërtimin e stadiumit kombëtar.
“Është paraparë që stadiumi kombëtar të jetë me kapacitet prej 25-30 mijë ulëseve e që ma merr mendja që ky i plotëson kërkesat. Qysh e ka paraparë Lumiri, kushton 60 milionë euro e që nuk është një kosto e madhe për qeverinë në ardhje“, tha Zhegrova.
Sipas tij, ky nuk është i vetmi, nëse LDK merr pushtetin, pasi që pritet që edhe pesë regjione tjera të bëhen me stadiume të reja.
“Ka paraparë ndërtimin edhe të stadiumeve rajonale, të kategorisë së tretë e katërt sipas UEFA-s, në pesë regjione: Gjakovë, Ferizaj, Prizren, Pejë e Gjilan me kapacitet 6-7 mijë ulëseve ku vlera e tyre është 12 milionë euro, nuk është kosto e madhe për qeverinë për pesë regjione se ato para gjenerohen shpejt”, tha Zhegrova.
Sipas tij, me qeverisje të mirë 4-vjeçare mund të ndryshohet komplet infrastruktura në sport