Sipas Gazzetta dello Sport, Como ka bërë një ofertë mbi 40 milionë euro për Theo Hernandez, duke synuar transferimin e tij që në janar.
Klubi, nën drejtimin e Cesc Fabregas, po investon fuqishëm për të hyrë në elitën e futbollit italian.
Megjithatë, francezi e ka refuzuar menjëherë ofertën, duke konfirmuar besnikërinë ndaj Milanit dhe dëshirën për të përmirësuar formën e tij.
Pavarësisht kritikave, 27-vjeçari mbetet i vendosur të qëndrojë në Milano dhe të rikthehet në nivelin e tij më të mirë. Ai dëshiron të tregojë se periudha e vështirë ishte vetëm një fazë kalimtare dhe se mund të jetë ende një lojtar kyç për skuadrën.
Nga ana tjetër, Como ka bërë disa afrime të rëndësishme deri më tani, duke kërkuar qëndrueshmëri në Serie A
Ndërkohë, Milani po ndjek një strategji të ndryshme. Pas blerjes së Kyle Walker, klubi është fokusuar në shitje, duke larguar emra si Alvaro Morata, Davide Kalabria, Francesco Camarda, Noah Okafor, Samu Chukëueze dhe Luka Jovic.