Rafael Leao lë Milanin dhe transferohet jashtë Evropës

by Nexhat

Ylli i Milanit, Rafael Leao, është lidhur me një transferim të mundshëm në momentet e fundit para mbylljes së afatit të transferimeve të hënën.  

Leao, 25 vjeç, është një nga lojtarët më të diskutuar në futbollin evropian pas një vargu paraqitjesh të jashtëzakonshme me klubin italian. 

banner

Para se të transferohej në Itali, sulmuesi portugez luajti për Sporting Lisbonën dhe më pas u bashkua me Lille në Francë.  

Gjatë kohës së tij në Francë, Leao tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve në Evropë, por në fund vendosi të bashkohej me Milan në vitin 2019 për një shumë prej 35 milionë euro. 

Që nga ajo kohë, 25-vjeçari ka bërë 239 paraqitje për klubin në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 66 gola. Gjatë sezonit 2024/25, Leao ka arritur të shënojë tetë gola dhe të japë shtatë asistime në 29 ndeshje. 

Me vetëm disa ditë të mbetura para mbylljes së afatit kalimtar në Evropë, Leao është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘San Siro’

 Sipas raporteve të gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, klubi arab Al Nassr, është i interesuar të sigurojë shërbimet e Leaos dhe është i gatshëm të investojë ndërmjet 70 dhe 85 milionë euro për ta tërhequr portugezin në Lindjen e Mesme. 

Megjithatë, thuhet se Milani nuk është i hapur për negociata, duke pasur parasysh që afati transferimeve do mbyllet brenda disa ditëve.  

Pozita e klubit sugjeron një vendosmëri për të mbajtur yllin e tyre, të paktën deri në verë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy