Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria Kurti është duke e përhapur popullizmin në vend.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se të gjithë duhet të ndihmojnë në ballafaqimin me këtë popullizëm.
“Imagjino si do të dukej Kosova po të kishim një pushtet absolut dhe lokal, dhe një kontroll të plotë të sistemit prokurorial. Unë jam i vetëdijshëm që këto nuk do të mjaftojnë, por unë jam tani këtu për të bërë thirrje që të na bashkohen, këtij vizionit demokratik, proevropian, qytetarë në fund të ditës dhe zhvillimor”.
“Unë nuk dua të jem një kryeministër i krizave, nuk dua të jem një alternativë e përplasjeve, nuk dua familjeve dhe gjeneratave të ardhshme t’ua ngarkojmë ditën me tema koti, që bash asgjë nuka ua ndryshojnë jetën e tyre të përditshme. Ju ftoj mediave të ndihmoni, shoqërisë civile që të ndihmojnë në ballafaqimin me popullizmin”, ka thënë Abdixhiku.