95
Opinionisti Vehbi Kajtazi ka thënë se Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk mundet që ta arsyetojë vendimin për tërheqjen e licencës së biznesit ndaj Klan Kosovës.
“Rasti është politik, nuk është rast juridik. Le të dalë ministrja ta arsyetojë, por nuk ka në çka e bazon. Rasti është politik dhe si i tillë duhet të trajtohet”, është shprehur Kajtazi në Rubikon.
Ai ka theksuar se pushteti aktual është duke provuar që të gjejë “armiq”.
“Ata thonë ‘nuk po na lejojnë t’i shpërndajmë idetë tona, punën tonë’”.