Dugolli: KFOR-i ka dështuar në menaxhimin e vijës kufitare, është zhvilluar kontrabanda me vite

by informim

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka thënë se KFOR-i ka dështuar në menaxhimin e vijës kufitare të Kosovës me Serbinë. Ai ka thënë se për shumë vite në atë pjesë ka mbizotëruar krimi i organizuar.

Ai ka thënë sejanë mbyllur rreth 17 rrugë ilegale në kohën e kësaj qeverie, ndërkohë që sipas tij, në sytë e KFOR-it për vite me radhë është zhvilluar kontrabanda.

“Mos të harrojmë që ato rrugët e mbyllura për kontrabandë, që janë 16 apo 17 rrugë, rrugë alternative ilegale. Ato janë mbyllur gjatë kësaj qeverisje. Për sa kohë kriminelët kanë shfrytëzuar ato rrugë për kontrabandë, për krim e korrupsion, për gjithçka dhe në një farë forme KFOR-i ka dështuar në menaxhimin e vijës kufitare”, ka deklaruar Dugolli në DPT te Fidani.

“Në sytë e tyre ne e kemi ditur që andej po zhvillohet kontrabandë ka pasur kontrabandë, armë, lëndë narkotike e gjëra të tjera. Për shumë vite ka mbizotëru krimi i pandëshkuar”, ka shtuar Dugolli.

Dugolli ka thënë se policët e Kosovës që shërbejnë në veri, kanë ndjenja atdhedashurie dhe sipas tij, atje nuk janë për paga.

“Kemi obligime ndaj shtetit tonë, askush nuk e do shtetin tonë më shumë se ne, të jemi të qartë. Këta policë që i kemi atje, nuk janë për paga. Ata, motiv kryesor e kanë ndjenjën e dashurisë për atdheun”, ka deklaruar ai.

“Nuk po them që të largohen forcat e KFOR-it, ne i konsiderojmë partner dhe vazhdojmë t’i konsiderojmë si të tilla”, ka shtuar ai. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy