Krerët e institucioneve të sigurisë e drejtësisë në Gjakovë diskutojnë për mbrojtjen e votës së lirë

by Nexhat

Sistemi prokurorial ka njoftuar se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, bashkë me prokurorë kanë mbajtur takim me kryetarin e Gjykatës në Gjakovë, Nikollë Komani, drejtorin e Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, dhe komandantët e stacioneve policore në Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, z. Enis Gashi, së bashku me disa nga prokurorët e kësaj prokurorie, mbajti një takim të rëndësishëm me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, z. Nikollë Komani, Drejtorin e Policisë Rajonale në Gjakovë, z. Lumni Graishta, si dhe komandantët e Stacioneve Policore të Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës.”

banner

“Në këtë takim, ndër tjera u diskutua rreth vazhdimit dhe forcimit të bashkëpunimit në mes Prokurorisë, Policisë dhe Gjykatës, për të garantuar një realizim sa më efikas të ushtrimit të detyrave dhe përmbushjen e obligimeve ligjore, për një punë të përbashkët për t’u përballur me sfidat aktuale në fushën e drejtësisë dhe sigurisë.”

Në këtë takim është diskutuar për angazhimin dhe koordinimin e përbashkët të institucioneve lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Po ashtu, një tjetër temë e rëndësishme e diskutuar ishte angazhimi dhe koordinimi i përbashkët i institucioneve lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, në zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025, me qëllim të përcaktimit të masave të duhura për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë periudhës zgjedhore, si dhe për të garantuar një proces të lirë dhe të drejtë për qytetarët.”

“Në fund të takimit nga të gjithë të pranishmit është theksuar rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të besueshëm për qytetarët, si dhe për përballimin e çdo sfide që mund të lindë gjatë realizimit të detyrave të tyre përkatëse ligjore.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy