23
Paris Saint-Germain ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Francës, duke eliminuar Le Mans me rezultat 2-0.
Pas 25 minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me golin e Doude, që u asistua prej Goncalo Ramos.
Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua edhe një tjetër.
Në minutën e 71-të, Nuno Mendes asistoi te Bradley Barcola, që realizoi për 2-0.
Kështu, PSG ia doli të kalonte tutje në Kupën e Francës, duke rritur gjasat për të fituar trofeun.
Befasi në këtë raund ishte eliminimi i Lilles së Edon Zhegrovës (vazhdon të jetë i lënduar) nga ekipi Dunkerque nëpërmjet penalltive.