Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Forumin e Prespës tha se kanë folur për komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor.
Ai shtoi se duhet të kapërcehet e kaluara dhe duhet fokusim në dialog.
“Në Forumin e Prespës ne diskutuam komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor. Theksova se duhet të kapërcejmë të kaluarën e trashëguar, të kërkojmë dialog, të fokusohemi në të ardhmen e përbashkët europiane, të jemi të guximshëm dhe të kemi një vizion për të gjithë rajonin”.
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1669610521572659200?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1669610521572659200%7Ctwgr%5Ebdc0f14e1dd025c50438c5d19cf017e04e9ceb51%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajcak-duhet-te-kapercejme-te-kaluaren-te-kerkojme-dialog%2F