Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij hungarez Viktor Orban është pyetur në lidhje me përpjekjet që po bëhen për lirimin e tre efikteve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe. Rama tha se KFOR-I nuk do ta dalë me konkluzione publike lidhur me rrëmbimin e tyre por do ta dorëzojë dosjen në NATO.
Kryeministri shtoi se po përdoret çdo urë komunikimi për lirimin e tyre.
“Është immediate që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu e janë gjendur atje për të cilat KFOR nuk do të japë konkluzion publiKE por do të dorëzojë dosjen ne NATO, është e qartë që në të gjitha rastet të tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do të supozonim që kanë shkelur kufirin, kjo ka vetëm një përgjigje: kthimin e tyre në shtëpi. Ne jemi fokusuar që nga momenti I parë për ta bërë këtë të mundur.
Sa i përket pyetjet tjetër, zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike me pika të qarta dhe të palëvizshme siç edhe ju e shikoni dita ditës të deeskalimit.
Më e rëndësishmja për interesin tonë është që paqja është në tryezë. Dokumenti i marrëveshjes është në tyrezë dhe mundësia historike është në tyrezë për të të mbyllur një kapitull të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për ta bërë Kosovën një vend të njohur ndërkombëtarisht nga të gjithë ata që e njohin dhe nga Serbia.
Fokusi është të bëhet paqja përfundimtare në tyrezë. Propozimi I mbështetur nga BE dhe SHBA është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë në Kosovë. Kjo marrëveshje dhe mundësi e artë që është aty nuk është e thënë që të jetë aty përgjithmonë”, tha Rama.