Ambasada Amerikanë në Prishtinë thotë se është në dijeni dhe po e përcjellin nga afër pezullimin e licencës për Klan Kosovën.
“Jemi në dijeni të vendimit dhe po e përcjellim këtë çështje për së afërmi”, ka thënë të enjten një zëdhënës i Ambasadës së SHBA’së në Kosovë për gazetën online Reporteri.net, i pyetur specifikisht në lidhje me këtë.
“E vëmë në pah që duket se vendimi është marrë papritmas dhe që heqja e licencës së ndonjë medie është hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim të hollësishëm”, vazhdon tutje reagimi i ambasadës së SHBA’së dërguar në adresë të gazetës online Reporteri.net.
Përveç reagimit të ambasadës amerikane, reagime për këtë çështje pat edhe nga ajo gjermane, britanike dhe Zyrja e BE-së në Kosovë.