Fillon edicioni i 12- të i festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”

by

Në komunën e Deçanit ka filluar Festivali Gjithëkombëtar i Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” kushtuar rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri. Bëhet fjale për edicionin e 12-të të këtij festivali që zakonisht mbledh dhjetëra rapsodër, grupe dhe ansamble folkloristike nga mbarë trevat shqiptare. Nata e parë e këtij festivali është mbajtur mbrëmë, me 15 Qershor dhe finalja do të mbahet sonte dhe përkon me festimet ne kuadër të shënimit të pervjetorit të Çlirimit të Deçanit.

Me këtë rast kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke shpërndarë disa foto nga ngjarja ka falenderuar të gjithë pjesëmarresit dhe ju ka urur suksese në natën finale.

banner

“Në Deçan, filloi sonte nata e parë e Festivalit Gjithëkombëtar të Folklorit “Eshkë e Ndezur Mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri. Falënderim i veçantë për të gjitha Shoqëritë Kulturore dhe Artistike nga të gjitha trojet shqiptare për atmosferën që krijuan dhe na dhuruan sonte, njëkohësisht ju dëshiroj shumë suksese në Natën Finale të Festivalit, që do të mbahet nesër!”, ka shkruar Ramosaj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy