61
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasditës pritet vranësirat të tërhiqen në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim në Rrafshin e Dukagjinit, ku mund të mbesin të pranishme.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 5-22 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8°C. /MeteoKosova/