Interi ka shënuar fitore ndaj Fiorentinas në Serie A të Italisë.
Interi mposhti Fiorentinan të hënën me rezultatin 2:1. Ndeshja Inter – Fiorentina i takoi javës së 24-t të elitës së futbollit italian.
Katër ditë më parë, Fiorentina fitoi ndaj Interit me rezultatin 3:0.
Interi kaloi në epërsi në minutën e 28-të pas autogolit të shënuar nga Marin Pongraçiq.
Në minutën e 44-t, Rolando Mangragora barazoi shifrat. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Fitoren Interit ia siguroi Marko Arnautoviq me golin e shënuar në minutën e 52-të.
Interi i është afruar një pikë liderit Napolit që ka 55 pikë. Fiorentina zë vendin e gjashtë me 42 pikë.