Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar golin e parë në vitin 2025 me fanellën e Mallorcas.
Goli i shënuar në minutën e 81-të nga penalltia të cilën e fitoi vet, nuk i ka mjaftuar Mallorcas për tri pikët.
Ekipi i Muriqit pësoi gol në kohën shtesë për rezultatin 1-1.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/477059398_946289287591825_4727219043444470089_n.jpg)
Muriqi e shndërroi në gol penalltinë e fituar dhe një minutë më vonë u zëvendësua, ndërsa mori edhe duartrokitjet e publikut.
Sulmuesi ynë nga SofaScore u vlerësua në këtë ndeshje me notën 8.0, prej më të mirëve në fushë.
Ai kishte edhe tre goditje në portë, gjashtë duele të fituara dhe tre pasime të gjata të sakta nga po aq tentime.
Për Muriqin ishte goli i parë për këtë vit, ndërsa këtë sezon ai ka shënuar në total katër gola, ndërsa ka edhe dy asistime në 17 ndeshje
Mallorca zë vendin e dhjetë me 31 pikë sa ka edhe Osasuna një pozitë më lart.