Armëpushimi në rrezik/ Hamasi refuzon të lirojë pengjet e tjera, Izraeli vendos ushtrinë në gatishmëri të lartë

by Nexhat

Lirimi i pengjeve izraelite nga lëvizja islamike palestineze Hamas, i planifikuar për të shtunën, më 15 shkurt, “do të shtyhet deri në një njoftim të dytë”. Vendimi u bë publik nga Abu Obeida, zëdhënës i Brigadave Qassam, krahu ushtarak i lëvizjes islamike palestineze Hamas

Sipas Abu Obeida, Izraeli e ka shkelur marrëveshjen disa herë me sulme dhe të shtëna në të gjitha zonat e Rripit të Gazës, vonesa në kthimin e njerëzve të zhvendosur në veri, vonesa në dërgimin e ndihmave dhe më shumë. “Hamasi mbetet i përkushtuar ndaj kushteve të marrëveshjes së arritur dhe të iniciuar më 19 janar”, përfundoi ai

banner

I menjëhershëm ishte reagimi i Izraelit.

“Vendimi i lëvizjes islamike palestineze Hamas për të shtyrë lirimin e pengjeve izraelitë deri në një njoftim të mëtejshëm përbën një “shkelje të plotë të armëpushimit”, u shpreh ministri i Mbrojtjes Israel Katz.

Ai tha se ai kishte “udhëzuar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të përgatiteshin në nivelin më të lartë të gatishmërisë për çdo skenar të mundshëm në Gaza dhe të mbrojnë komunitetet (kufitare). “Ne nuk do të kthehemi në realitetin e 7 tetorit”, shtoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy