Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

by Nexhat

Klubi rumun, CFR Cluj ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Lindon Emërllahu nga Ballkani.

Disa ditë pas konfirmimit të transferimit të Emërllahut në Rumani, tani ka ardhur edhe zyrtarizimi.

banner

Është faqja zyrtare e CFR Cluj, e cila ka njoftuar se mesfushori therandas është tashmë lojtari më i ri i tyre

“Lojtari më i mirë në Kosovë, në CFR Cluj!. Tani është zyrtare! Klubet CFR 1907 Cluj dhe FC Balkkani kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të ri Lindon Emërllahu”.

“Mirësevini Lindon, dhe shumë suksese të tjera në fanellën e qershive!”, thuhet në njoftimin e CFR Cluj.

Ndryshe, presidenti i klubit rumun, Nelu Varga ka konfirmuar se për Emërllahun kanë paguar 700 mijë euro dhe 15 për qind të një transferim të ardhshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy