Paris Saint-Germaini raportohet se ka mbajtur bisedime befasuese me kampin e Vinicius Junior, pasi ky i fundit refuzoi ofertën e fundit të rinovimit nga Real Madridi.
Raportimet sugjerojnë se negociatat e kontratës mes Real Madridit dhe Vinicius u zhvilluan dy javë më parë, por asnjë marrëveshje nuk u arrit.
Sulmuesi brazilian hodhi poshtë propozimin pasi ai priste kushte më të mira financiare, duke besuar se oferta e klubit nuk reflekton vlerën e tij.
Për t’i komplikuar më tej gjërat, zyrtarë nga Arabia Saudite dyshohet se i kanë ofruar atij hiq më pak se 1 miliardë euro për një kontratë pesë vjeçare, duke bërë që Vinicius ta konsiderojë të ardhmen e tij afatgjatë.
Sipas Sky Sports, mes pasigurisë që është krijuar për kontratën e tij, PSG-ja ka pasur bisedime formale me kampin e Vinicius.
Kampioni në fuqi i Ligue 1 po mban një sy afër rreth zhvillimeve dhe mund të bëjnë një lëvizje nëse Real Madridi nuk ia plotëson kërkesat brazilianit.
Ani pse Vinicius mbetet nën kontratë në ‘Santiago Bernabeu’ deri në qershor të vitit 2027, përfaqësuesit e tij e kanë bërë të qartë se qëndrimi i tij nuk është i garantuar, përveç nëse Madridi e vlerëosn rëndësinë e tij.