Eliot Bujupi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme.
Futbollisti kosovar e shënoi golin e parë të Stuttgartit U-19 ndaj Liverpoolit U-19 në ndeshjen e vlefshme të Ligës së Kampionëve për të rinj.
Përfaqësuesi kosovar shënoi në minutën e tetë për ta kaluar ekipin gjerman në epërsi,
Të rinjtë e Stutgartit janë avancuar me rezultat 2:1 ndaj gjigantit anglez.
Për Bujupin, ky ishte goli i pestë në gjashtë ndeshje në këtë garë, ndërsa ka shfaqur formë të jashtëzakonshme edhe në kampionatin gjerman për moshat U-19.
Golin e dytë për Stuttgartin e shënoi Efe Korkut, kurse rezultatin e ngushtoi Kieran Morrison i anglezëve.
Kjo ndeshje është e vlefshme për të 16-ën e finales së UEFA Youth League, ndërsa është duke u zhvilluar në GAZi-Stadion auf der Waldau të Stuttgartit