Gjermanët vazhdojnë grevat për paga më të larta, në Frankfurt paralajmërohet paralizim i transportit publik

by Nexhat

Gjermania është përshirë në greva, me ndërprerje të punës që godasin shërbimet publike në vend duke përfshirë sot edhe sistemin e transportit publik të Frankfurtit.

Sindikata Verdi ka thirrur “grevë paralajmëruese” në sektorin publik në të gjithë Gjermaninë si pjesë e një fushate të negociatave kolektive për paga më të mira.

banner

Pas disa grevave duke përfshirë transportin publik në Berlin, tash kjo po bëhet në Frankfurt, raportojnëmediat atje.

Kryeqyteti bankar, do të ketë një grevë të transportit gjatë gjithë ditës të mërkurën më 12 shkurt. Asnjë tren nëntokësor (U-Bahn) dhe tramvaj nuk do të qarkullojë gjatë gjithë ditës.

Sipas kompanisë lokale të transportit publik ‘traffiQ’ dhe autoriteteve të transportit të Frankfurtit, pritet të qarkullojnë S-Bahn, trenat rajonalë dhe disa linja autobusësh.

Sindikata Verdi i ka bërë thirrje për grevë punonjësve në qytetin Offenbach dhe komunave në rrethet Main-Taunus, Hochtaunus, Wetterau.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy