Vrasja e rëndë në Skenderaj, policia arreston edhe të dyshuarin e dytë

by Nexhat

Një 42-vjeçar u vra rreth orës 14:00 të mërkurën në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë shtesë për rastin, ku tregohet se tashmë është arrestuar edhe personi i dytë, i dyshuar për këtë vrasje.

banner

I dyshuari është B.I, 33-vjeçar, arrestimi i tij ka ndodhur në Prishtinë

Tutje, policia njofton se atij i sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

“Komunikatë shtesë-Vrasje e rëndë Në lidhje me rastin-Vrasje e rëndë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast. I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin. Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy