Kylian Mbappe e pati një fillim të vështirë të eksperiencës në Real Madrid, ku u transferua si lojtar i lirë në verën e vitit të kaluar.
Mirëpo, në muajt e fundit sulmuesi francez është bërë një sensacion i vërtetë në “Santiago Bernabeu”,
Kampioni i botës me Francën e ka rikthyer formën optimale dhe po tregohet i pandalshëm për ekipet kundërshtare.
Ish-futbollisti i Monacos po luan në qendër të mbrojtjes duke e pasur parasysh se pozita e tij natyrale, ajo në të majtë të sulmit, është e zënë nga Vinicius Junior.
Sidoqoftë, sulmuesi brazilian thotë se është përshtatur mjaft mirë më Mbappen, me të cilin ia kalon për mrekulli, si në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj.
“Lidhshmëria ime me Mbappé është fantastike, brenda dhe jashtë fushës. Kjo është thelbësore që të ndodhin gjëra të mëdha”, deklaroi fillimisht futbollisti më i mirë në botë i zgjedhur nga FIFA, teksa beson se bashkë me francezin mund të arrijnë suksese të mëdha me “Los Blancos”.
“Të luash me top-lojtarë gjithmonë bëhen gjërat më të lehta. Iu desh një kohë Kylianit që të adaptohej, por tash ai po bën gjëra të mëdha”, vazhdoi Vinicius duke e lavdëruar Mbappen.