Mbështetja për partinë gjermane të ekstremit të djathtë po rritet.
Alternativa për Gjermaninë po shfaqet gjithnjë e më fort në sondazhet kombëtare para zgjedhjeve federale që do të mbahen më 23 shkurt.
Madje, subjekti politik kryesor, që lufton migracionin, po e përdor në fushatat e tij edhe sloganin e presidentit amerikan Donald Trumpit.
Në fakt, partia e ekstremit të djathtë po ndihmohet nga pushteti aktual në Amerikë, pasi Elon Musk, miliarderi që ka pozita të rëndësishme në administratën Trump, po lobon fort për Alternativën.