123
Një vrasje tronditi dje Skenderajn, ku si pasojë mbeti i vrarë Ismet Ibishi.
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar: B.I., 33 vjeç, dhe H.I., 62 vjeç, të cilët janë babë e bir.
Gazetari Pleurat Salihu, në emisionin “Kosova Today”, në Klan Kosova ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen.
Sipas tij, takimi mes viktimës dhe të dyshuarit ishte i rastësishëm, por sapo u panë, dorasi hyri si kapadai dhe qëlloi menjëherë në drejtim të tij, pa shkëmbyer asnjë fjalë.
Tragjedia u zhvillua para syve të vajzës së viktimës, e cila e përjetoi të gjithë skenën.