Mori mbi 200 artefakte nga gërmime të paautorizuar, ndalohet për 48 orë i dyshuari në Gjilan

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Punimet e paautorizuara dhe përvetësim i monumenteve kulturore”.

Në njoftim thuhet se në lokalin e të dyshuarin janë sekuestruar mbi 200 artefakte arkeologjike, prej të cilave 80 monedha të periudhës së sundimit romak, bizantin dhe mesjetar.

banner

“Ndërsa, sot më datën 13 shkurt 2025, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, nga policia është realizuar urdhër kontroll në lokalin e tij në Gjilan, ku janë gjetur dhe sekuestruar mbi 200 artefakte arkeologjike, prej të cilave 80 monedha janë prej periudhës së sundimit romak, bizantin dhe mesjetar.”

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar i pandehuri D.H., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer aktivitete hulumtuese të paautorizuara në vende arkeologjike me pajisje detektuese. I njëjti dyshohet për veprën e sipërshënuar penale pasi me veprimet e tij ka kryer gërmime apo hulumtime  arkeologjike pa autorizimin e organit kompetent.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy