Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

by Nexhat

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot tipik dimëror, me vranësira, erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja dhe me reshje të herëpashershme, lokale bore. Në disa zona priten shtresa simbolike bore. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme dhe minimalet deri në – 3 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 1 deri në 4 gradë Celsius. Ndjesia e të ftohtit do të jetë e theksuar.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Hënën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale, shiu e bore. Reshjet nuk do të jenë të mëdha dhe nuk do të jenë gjithëpërfshirëse. Temperaturat do të pësojnë ulje në tërë rajonin.

banner

Ditëve të ardhshme na pret mot mjaft i ftohtë, me vranësira e intervale kohore me diell. Nganjëherë lokalisht priten reshje të herëpashershme bore, ndërsa acari i mbrëmjes dhe mëngjesit do të fuqizohet./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy