Ardhja në pushtet e Trumpit, vajza e Berlusconit: Shpresoj që ai mos ta shkatërrojë Perëndimin

by Nexhat

“Shpresoj që Trump të mos bëhet shkatërruesi i Perëndimit”, u shpreh kështu vajza e ish-kryeministrit italian, Silvio Berluscioni.

Sipas Marina Berlusconit, duke pasur parasysh se si është vendosur mandati i dytë i Trumpit, pasojat mund të jenë të rënda për të gjithë.

banner

Por, kjo nuk është e vetmja temë që ajo preku, shkruan la Repubblica.

Tjetra ka të bëjë me negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Për t’i dhënë fund këtij konflikti të tmerrshëm, një kompromis do të jetë i pashmangshëm, por jam absolutisht e bindur se fundi i luftës nuk duhet të përkojë me dorëzimin e Kievit dhe fitoren e Moskës”, paralajmëron Berlusconi.

“Ukraina”, shpjegon ajo, “ka të drejtën për garancitë e nevojshme për sigurinë dhe pavarësinë e saj”.“Sepse nëse do të ishte një paqe e bërë në kurriz të Kievit dhe Evropës”, paralajmëron ajo, “nuk mendoj se mund të konsiderohet një gjë e mirë”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy