Petkoviq: Kurti do luftë në tërë rajonin – Vuçiq flet sot me amerikanë dhe evropianë

by informim

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se janë duke bërë gjithçka që të ruhet paqja.

Gjatë një konference për media ai ka shtuar se kjo nuk është e tëra në dorën e Serbisë, duke ftuar bashkësinë ndërkombëtare që “ta ndalojë kryeministrin Albin Kurti, ngasë nëse nuk ndodh kjo, nuk ka për çfarë të flitet”.

banner

“Krejt është prej Kurtit dhe kokës së tij të krisur dhe lëvizjeve të tij ku dëshiron që ta vë krejt rajonin në flakë. Synimi i tij është nisja  e luftës, jo vetëm në veri por në tërë rajonin”.

Petkoviq ka treguar në anën tjetër se Vuçiq do të bisedojë këtë të shtunë me zyrtarët amerikanë dhe evropianë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy