Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

by Nexhat

Presidenti amerikan Donald Trump së fundmi është prononcuar për media.

Duke folur në betimin e sekretarit të tij të ri të tregtisë, ai tha se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duhet të punojnë së bashku.

banner

Ai gjithashtu përsëriti pretendimin e tij se Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje, me bisedimet midis Uashingtonit dhe Moskës që fillojnë të martën në Arabinë Saudite, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Trump gjithashtu shtoi se një marrëveshje minerale është afër me Ukrainën – duke i bërë jehonë komenteve të bëra disa orë më parë nga këshilltari i tij për sigurinë kombëtare.

Ndryshe, Zelensky hodhi poshtë kërkesat e SHBA-së për pasuri minerale në këmbim të ndihmës financiare.

Ndër tjera, ai deklaroi se Uashingtoni e ka furnizuar vendin e tij me 67 miliardë dollarë armë dhe 31.5 miliardë dollarë mbështetje direkte buxhetore gjatë gjithë luftës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy