Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Kryetarin e Shefit të Shtabit të Përbashkët, CQ Brown, oficerin më të lartë në vend, si pjesë e një ndryshimi të madh të lidershipit të lartë ushtarak.
“Dua të falënderoj gjeneralin Charles ‘CQ’ Brown për shërbimin e tij mbi 40 vjet në vendin tonë”, tha Trump duke shtuar se edhe pesë oficerë tjerë të lartë do të zëvendësoheshin.
Gjenerali Brown ishte oficeri i dytë me ngjyrë që mbajti këtë post.
Roli i tij ishte këshillimi i presidentit dhe Sekretarit të Mbrojtjes për sigurinë kombëtare, shkruan BBC.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth kishte thënë më parë se gjenerali Broën duhet të shkarkohet për shkak të fokusit të tij në diversitetin, barazinë dhe programet e përfshirjes në ushtri.