Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

by Nexhat

E ardhmja e Frenkie de Jong vazhdon të jetë e paqartë, pasi ka dy vite që emri i tij lakohet për një largim nga Barcelona.

Por duket se vera e vitit 2025 do të jetë vendimtare për largimin e holandezit nga Camp Nou, pasi katalunasit janë të gatshëm ta shesin atë.

banner

E ardhmja e ‘tulipanit’ duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, pasi dy top klube janë vënë pas tij.

Sipas TBR Football , Arsenali dhe Liverpool e kanë bërë prioritet transferimin e De Jong dhe janë duke planifikuar të përgatitin ofertë për Barcelonën.

27-vjeçari nuk po luan rregullisht si titullar te Barcelona dhe është pajtuar me faktin për tu larguar nga klubi.

Barcelona ka shpenzuar 86 milionë për transferimin e De Jong në vitin 2019 dhe synon që nga largimi i holandezit të fitojë të paktën gjysmën e kësaj shume.

Mesfushori ‘tulipan’ këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy