PSG-ja me ofertë të majme për yllin e Arsenalit

by Nexhat

Arsenali ka marrë një ofertë prej 112 milionë eurosh nga Paris Saint-Germaini për njërin nga lojtarët e tyre kryesor, kanë raportuar mediat spanjolle.

E shtuna ishte një ditë e keqe për Arsenalin, pasi ‘Topçinjtë’ pësuan një humbje befasuese me rezultat 1-0 ndaj Ëest Hamit në ‘Emirates’.

banner

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, kampioni francez PSG ka bërë një ofertë prej 112 milionë eurosh për mesfushorin Declan Rice.

Në të vërtetë Arsenali shpenzoi një shifër rekord të klubit prej 105 milionë eurosh për ta transferuar Rice nga Ëest Hami në verën e vitit 2023.

“Ani pse Rice ka shfaqur kënaqësinë e tij tek Arsenali, oferta e PSG-së është joshëse për çdo lojtar të nivelit të tij, veçanërisht duke konsideruar fuqinë financiare të klubit parisien”.

“Arsenali, ndërkohë, janë të vendosur për të mbajtur yllin e tyre, në dijeni të rëndësisë për të mbajtur një ekip konkurrues i cili do të vazhdojë të luftojë në Ligën Premier dhe në garat evropiane”.

“Vlera e Rice, i cili në moshën 24-vjeçare konsiderohet si një prej më të mirëve në pozicionin e tij, po vazhdon të rritet dhe Arsenal e di se mund të kërkojnë një shumë të konsiderueshme nëse vendosin që ta shesin”, thuhej në raportimin e Fichajes

Fichajes pretendon se PSG-ja ka bërë një ofertë prej 112 milionë eurosh plus shtesa për lojtarin, por Arsenali nuk është i gatshëm që ta lejojë atë të largohet për më pak se 133 milionë euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy