Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

by Nexhat

 Chelsea po përgatit një ofertë prej 30 milionë euro për Ferran Torres, me qëllim të përforcimit të repartit ofensivë për sezonin e ardhshëm me sulmuesin e Barcelonës.

24-vjeçari ka pasur vështirësi për të siguruar një vend titullar në Barcelonë, pavarësisht nga shkathtësia e tij, për shkak të konkurrencës së ashpër në vijën e sulmit të klubit katalan.

banner

Kontrata e tij me Barcelonën zgjat deri në vitin 2027, por një transferim te Chelsea mund t’i ofrojë atij një sfidë të re në Ligën Premier.

Torres, i cili e filloi karrierën e tij në Valencia dhe më pas u transferua te Manchester City në vitin 2020, u bashkua Barcelonës në vitin 2022 pas një periudhe jo shumë të suksesshme në Angli.

Ndikimi i tij fillestar te Barca ishte i dukshëm, por ai tani luan një rol më të kufizuar, duke shënuar më pak se 1000 minuta në 26 ndeshje këtë sezon.

Chelsea, e cila po kërkon të rinovojë skuadrën e tyre, e konsideron Torresin si një shtesë të vlefshme në ofensivë.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse oferta e tyre prej 30 milionë euro do të jetë e mjaftueshme për të bindur Barcelonën të pranojë shitjen e Feran Torres.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy