Dënohet me dënim unik prej 19 vjet burgim një i akuzuar për vrasje të rëndë

by Nexhat

Gjykata në Ferizaj ka njoftuar se e ka dënuar me dënim unik prej 19 vjet burgim një të akuzuar për “Vrasje të rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kotnroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ai është dënuar me 18 vjet për “Vrasje të rëndë”, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 1 vjet e gjashtë muaj

banner

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sahit Krasniqi – kryetar i trupit gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin F.V., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi për veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) vjet, si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1)  vit e gjashtë (6) muaj. Konform nenin 76 të KPRK-së, trupi gjykues të pandehurit i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej nëntëmbëdhjetë (19) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Konform nenin 366 paragrafi 5 dhe 6 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë,  por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy