Befasi në stërvitjen e fundit të Barcelonës para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Copa del Rey kundër Atletico Madridit, e cila do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 21:00 në Montjuïc.
Lamine Yamal, i lënduar në sfidën kundër Las Palmas, nuk ka ushtruar me ekipin as sot nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick dhe mbetet në dyshim për ndeshjen kundër “Los Colchoneros”.
Klubi katalunas nuk e ka përjashtuar ende mundësinë e prezencës së tij në ndeshjen e nesërme.
Sipas “Mundo Deportivo”, super-talenti spanjoll ka punuar në palestër, duke e evituar rrezikut pas dëmtimit të pësuar në stadiumin “Gran Canaria”,
Ishte vetë futbollisti që e kishte publikuar një foto me këmbën e tij të përgjakur pas goditjes që e pësoi në ndeshjen e fituar me rezultat 2:0 nga Barça të shtunën e kaluar.
Hansi Flick është duke e shqyrtuar mundësinë e rotacionit pas angazhimeve të shumta, ndërsa mund të vendos që ta pushojë Yamalin në ndeshjen e nesërme.
Ndërkohë, Ronald Araujo ka ushtruar rregullisht dhe mund të jetë titullar ndaj ekipit të Diego Simeones.
Definitivisht mungesë do të jenë Marc-André ter Stegen e Marc Bernal, kurse Andreas Christensen, pas disa ushtrimeve me grupin, është në pritje të “OK” definitiv për t’u rikthyer në dispozicion