GJKKO përgënjeshtron pretendimet e Veliajt se u fye nga prokurori Ols Dado

by Nexhat

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar në lidhje me pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, se është fyer nga prokurori Ols Dado gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Përmes një komunikate për media, GJKKO ka përgënjeshtruar pretendimet e Veliajt, duke deklaruar se prokurori nuk ka përdorur gjuhë denigruese në sallën e gjyqit. Gjykata ka mohuar vërtetësinë e transkripteve të publikuara nga Veliaj në rrjetet sociale, duke theksuar se ato nuk përkojnë me regjistrimet zyrtare të seancës.

banner

“Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 ‘Për të drejtën e informimit’, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në ‘Facebook’, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë,” thuhet në deklaratën e GJKKO

Gjykata sqaroi më tej se pas verifikimit të sistemit audio të seancës gjyqësore, konkretisht në intervalin kohor 18:34:02 – 18:34:57, si dhe nga procesverbali zyrtar i seancës, nuk rezulton që prokurori Ols Dado të ketë përdorur fjalën “ndyrësirë” apo ndonjë shprehje tjetër denigruese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy