Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje për arrestimin e dy personave për veprën penale “Fajdeja”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, bëhet e ditur se të arrestuarit D.G. dhe L.G. dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15 për qind deri në 20 për qind.
Tutje thuhet se i dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën.
“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15% – 20%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur i njëjti nuk ka arritur që t’i paguaj kamatat mujore, të pandehurit i kanë vënë kamata javore, me ç’ rast si rezultat i kamatave të larta, kanë arritur vlera të pa përballueshme për viktimën”, bëhet e ditur në njoftim.
Aksioni është realizuar në regjionin e Prizrenit, ku pas grumbullimit të provave gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore në terren, të pandehurit janë arrestuar.
Gjatë këtij aksioni, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar dy (2) automjete, armë, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale, në drejtim të veprës së lartëcekur.
Të pandehurit e arrestuar, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor, për të njëjtit, prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, bëhet e ditur në njoftim