Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka kontribuar me asistim në fitoren e Besiktasit të martën pasdite.
Besiktasi e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Kupë të Turqisë,
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, Besiktasi, e mposhti si mysafir Antalyasporin me rezultatin 2:1.
Rashica u inkuadrua nga pjesa e dytë, kurse asistoi te goli i fitores që e shënoi Rafa Silva në minutën e 76-të.
Për 28-vjeçarin Rashica ky ishte asistimi i nëntë këtë edicion në të gjitha garat.
Ka kontribuar edhe me katër gola.
Beshiktashi pas fitores ka avancuar në plejof të Kupës së Turqisë pasi u renditet në vendin e parë në Grupin D me nëntë pikë.
Antalyaspori është në pozitën e katërt me tri pikë.