Drenica shkakton befasi, mposht Ferizajn dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

by Nexhat

Drenica është përkujdesur për befasi, pasi ka mposhtur Ferizajn me rezultat 1-0 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Vendasit kaluan në epërsi vetëm pas 12 minutave lojë, kur Mohamed Fofana shënoi me kokë pas asistimit perfekt të Kreshnik Ukës.

banner

Mysafirët patën rast me Betim Haxhimusën, por goditja e tij u bllokua.

Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën me epërsinë minimale të vendasve 1-0.

Ferizaj në pjesën e dytë u hodh e gjitha në sulm për të gjetur golin e barazimit.

Por fillimisht Drenica mbeti me 10 futbollistë në fushë, kur mesfushorin Auron Hamiti mori brenda dy minutave dy të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Ferizaj krijoi disa raste, por pa arritur të gjenin golin e barazimit

Deri në fund gola më nuk pati dhe Drenica arriti të shkaktoj befasinë e madhe duke eliminuar Ferizajn dhe duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy