Prishtina dhe Drita e kompletojnë gjysmëfinalen e Kupës

by Nexhat

Prishtina dhe Drita e kanë kompletuar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Dy skuadrat Bardhekaltër i fituan me lehtësi përballjet përkatëse në fazën e çerekfinales.

banner

Kryeqytetasit e mposhtën Vëllaznimin me rezultat të thellë, 4:0,

Golat për prishtinasit i shënuan Yakubu, Bytyqi, Raçi e Shillova, ndërsa Kuqezinjve iu anulua goli i Osman Mëziut në pjesën e parë përmes sistemit VAR.

Ndërkohë, gjilanasit fituan me rezultat identik 4:0 ndaj Prishtinës së Re.

Paraprakisht, kualifikimin në gjysmëfinale dje e siguruan Llapi dhe Drenica, të cilët i eliminuan Malishevën respektivisht Ferizajn

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy