Putin thotë se ‘elitat perëndimore’ po përpiqen të prishin dialogun e ri në mes Uashingtonit dhe Moskës

by Nexhat

Presidenti rus Vladimir Putin ka pretenduar disa “elita perëndimore” po përpiqen të prishin dialogun e ri midis Uashingtonit dhe Moskës.

Këto komente i bëri në takimin e agjencisë së sigurisë FSB pak më parë, të cilat u publikuan nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, raporton BBC.

banner

“Ne e kuptojmë se jo të gjithë janë të kënaqur me rifillimin e kontakteve ruso-amerikane. Disa elita perëndimore janë ende të vendosura për të ruajtur jostabilitetin në botë. Këto forca do të përpiqen të prishin ose kompromentojnë dialogun që ka filluar”, thotë presidenti rus.

“Duhet ta marrim parasysh dhe të përdorim të gjitha mundësitë e diplomacisë dhe shërbimeve speciale për të parandaluar përpjekje të tilla”, shton ai.

Putin thotë gjithashtu se Perëndimi ka filluar të shembet “nga brenda”, duke thënë se kjo “dëshmohet nga problemet në ekonominë e shumë vendeve perëndimore”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy