32
Në orët e mesditës të së enjtes, në Skenderaj u raportua një rast me elemente të veprës penale “Kanosje”.
Sipas policisë, rasti kishte ndodhur si pasojë e një kontesti pronësor në zonën e Skenderajt.
Policia ka intervistuar ankuesin e gjithashtu edhe të dyshuarin dhe pasi janë ndërmarrë veprime tjera hetimore është njoftuar prokurori cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit V.H., 64 vjeçar, shtetas i Kosovës, të iniciohet rasti për veprën penale ,”Kanosje”.
Ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.