Real Madridi mund të përballet me mbyllje të pjesshme të stadiumit, pas thirrjeve homofobe ndaj trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Kënga e kënduar nga tifozët e Real Madridit është një këngë që e përcjellë çdo vizitë të Pep Guardiolas në “Santiago Bernabeu”.
Sipas “Sport”, Real Madridi është dënuar me 30 mijë euro nga UEFA për thirrjet ndaj Guardiolës, dhe është dënuar me kusht me mbyllje të pjesshme të stadiumit. Në rast se tifozët e Realit përsërisin thyerjet e rregullave të UEFA-s, atëherë Reali do të dënohet me mbyllje të 500 ulësve në “Santiago Bernabeu”.
Kjo këngë e kënduar ndaj Guardiolës theu rregullat e UEFA-s, aty ku nëse një person ose një grup ofendohet në baza racore, religjioze, etnike ose ngjyrës së trupit, atëherë klubi përgjegjës “do të dënohet me mbi 10 ndeshje pa tifozë”.
Kënga në fjalë mund të dëgjohej shumë në disa raste në fitoren e Realit prej 3-1 ndaj Manchester Cityt.
“Ay, Guardiola, sa i hollë dukesh. Fillimisht ishte droga. Sot je parë duke shkuar te Chueca”, është kënga e kënduar nga tifozët madrilen.
Kjo këngë i referohet krizës me HIV Aid në vitet 80-ta e 90-ta në Spanjë, mes komunitetit të homoseksualëve.
Chueca është një lagje në Madrid, e njohur për prezencën e madhe të komunietit LGBTQ+, dhe sa Guardiola ishte pjesë e Barcelonës, ai akuzohej se ishte homoseksual, një gjë që e kishte mohuar më vonë gjatë jetës së tij.
Më herët gjatë këtij sezoni, një numër i tifozëve të Realit ishin përjashtuar përjetë nga “Santiago Bernabeu”, pasi ofenduan në baza racore lojtarët e Barcelonës.