Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

by Nexhat

Marcus Rashford ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij pas vetëm pesë ndeshjes si lojtar i Aston Villës. 

Rashford e gjeti veten jashtë preferencave të trajnerit Ruben Amorim tek Manchester United, me këtë të fundit që nuk ishte i kënaqur me nivelin e stërvitjes dhe përkushtimit të anglezit

banner

Pasi shprehu dëshirën për të provuar një aventurë të re larg klubit të tij të fëmijërisë, Rashford ishte lidhur me një numër klubesh evropiane. 

Por, Villa lëvizi shpejtë për 27-vjeçari duke i dhuruar atij mundësinë për të vazhduar në Ligën Premier, por gjithashtu të rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve si huazim deri në fund të sezonit

Reprezentuesi anglez mori fanellën me numër 9 që e la të lirë Jhon Duran pas transferimit të tij tek Al Nassr dhe deri më tani numëron pesë paraqitje për ekipin e Unai Emery, duke regjistruar dy asistime në rikthimin ndaj Chelseat. 

Kontrata e Rashford me United skadon në vitin 2028 por shanset që ai të rikthehet tek ‘Djajtë e Kuq’ duken jashtëzakonisht të vogla. 

Sipas një raportimi nga The Sun, Rashford është i gatshëm që ta bëjë transferimin e tij tek Villa të përhershëm, pasi po ndihet i ‘rigjallëruar’ tek ky ambient i ri. 

Ai ka lënë përshtypje të mëdha tek bashkëlojtarët, trajneri dhe tifozët në ‘Villa Park’ dhe përkushtimi i tij në stërvitje nuk ka kaluar pa u vënë re pas pretendimeve që bëri Amorim. 

Është raportuar se Villa e ka opsionin për ta blerë kartonin e Rashford për 40 milionë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy