Kremlini mirëpret vendimin e SHBA-së për ta pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën, bën thirrje për heqjen e sanksioneve

by Nexhat

Kremlini mirëpriti të martën ndërprerjen e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, duke pretenduar se kjo mund ta shtyjë Kyivin në tryezën e bisedimeve, raporton The Guardian.

“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë është një vendim që mund ta shtyjë me të vërtetë regjimin e Kyivit drejt një procesi paqeje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Ky ndoshta do të ishte kontributi më i mirë për kauzën e paqes”, shtoi ai.

banner

Peskov tha se ai pret që vendet europian të përpiqen ta “kompensojnë” mungesën në furnizimet me municione amerikane. “Por, sigurisht, sasia kryesore ka ardhur nga SHBA, përmes kanaleve amerikane”, tha ai.

Moska mirëpriti gjithashtu raportimet e mediave se SHBA po shqyrton një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Pozicioni ynë ndaj sanksioneve është i njohur – ne i konsiderojmë të paligjshme”, tha Peskov. “Sigurisht, nëse po flasim për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, ato duhet të çlirohen nga kjo barrë negative e të ashtuquajturave sanksione”.

Reuters raportoi të hënën se SHBA po harton një plan për t’i lehtësuar potencialisht sanksionet ndaj Rusisë, ndërsa presidenti Donald Trump kërkon t’i rivendosë lidhjet me Moskën dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy